Struga Trim Lum regjistron fitoren më të thellë në duelet me Vardarin

Fitorja e sotme 4:0 e Struga Trim Lum ndaj Vardarit, ishte më e thella në  duelet e përbashkëta ndaj skuadrës me më shumë trofe në vendin tonë. Deri më tani skuadra strugane numëronte dy fitore, edhe atë të arritura me rezultat 2:1, gjegjësisht 1:0, ndërsa fitorja e sotme rezultoi të jetë më e thella nga të dyja palët.

Deri më tani, ishte Vardari që mbante rekordin, pas asaj fitore 3:0, 14 shtatorin e vitit 2019 në ndeshjen e parë zyrtare mes këtyre dy skuadrave.

Ndryshe, me fitoren e sotme, Struga Trim Lum numëron 3 fitore ndaj Vardarit, që në anën tjetër ka dy fitore, derisa dy ndeshje janë mbyllur me barazime.

Fitorja e sotme 4:0, e sheh tashmë në avantazh Struga Trim Lum edhe kur është në pyetje gol-averazhi, 10:8.

Leave a Reply