Vardari nuk dinë për fitore në Strugë

Ndeshja e sotme në Strugë do të jetë gjithsej e 7-ta midis Struga Trim Lum dhe Vardarit në kuadër të Ligës së Parë. Nga dy fitore për secilën skuadër dhe dy barazime, është epilogu i deritanishëm.

Ndeshja e fundit e zhvilluar në Strugë ishte mbyllur me fitore minimale të skuadrës strugane (1:0), falë golit të shënuar nga Marjan Altiparmakovski.

Vlen të theksohet gjithashtu se nga gjithsej 6 golat që ka shënuar Struga Trim Lum në përballjet e deritanishme me Vardarin, të gjithë janë shënuar nga futbollistë që tashmë nuk janë pjesë e struganëve. Kjo edhe për faktin se Vardari dy sezonet e fundit bënte gara në Ligën e Dytë, ashtu që sot Struga Trim Lum kundër skuadrës me më shumë trofe në vendin tonë do të luajë pas plotë dy vitesh, 5 muaj e 22 ditë.

Ndeshja e sotme kundër Vardarit do të jetë e katërta që Struga Trim Lum do ta zhvillojë si vendas. Në tre ndeshjet e deritanishme struganët kanë regjistruar dy fitore dhe një barazim, me Vardarin që nuk dinë të fitojë në Strugë.

Ndeshjen e parë si vendas Struga Trim Lum e kishte zhvilluar me 9 nëntor të vitit 2019-të, kur falë golave të Kirovskit dhe Tafe-s kishte shënuar fitore 2:1, ndërsa po në muajin nëntor, por të vitit 2020 këto dy skuadra kishin barazuar me shifrat 2:2. Në ndeshjen e fundit të zhvilluar në Strugë, skuadra kampione në fuqi kishte regjistruar fitore 1:0, duke ruajtur rrjetën e paprekur.

Leave a Reply