Ballkani në futsal ka goleadorin, Ibrahim Aliu në 8 ndeshje, realizon 19 gola!

Klubi i futsallit Ballkan që garon në Ligën e Dytë të futsallit në Maqedoninë e Veriut, ka në radhët e veta goleadorin shqiptar.

Ibrahim Aliu është lojtari që është bërë pjesë e skuadrës së Ballkanit në këtë sezon, përderisa me paraqitjet e super të mira ka tërhequr vëmendjen.

Ajo që bie më sy është se Aliu nga tetë ndeshje të zhvilluara në kampionat, ka arritur të shënoj 19 gola.

Për Ibrahim Aliun kjo është eksperienca e parë në futsallin vendor, pasi më herët nuk ka qenë pjesë e ndonjë ekipi tjetër.

Kujtojmë se te Ballkani luajnë edhe disa lojtarë tjerë shqiptar si Rexhepi, Elezi, Zekiri, Amza e Aziri.

Gjysmësezoni në Ligën e Dytë është mbyllur, ndërsa Ballkani nesër do të luaj me Juventus Seravën në kuadër të Kupës.

Leave a Reply