ZYRTARE, Dodev i Vllaznisë së Shkodrës prezantohet te FC Shkupi

Darko Dodev edhe zyrtarisht pjesën pranverore do të luaj me fanellën e FC Shkupit. Futbollisti ofenziv te skuadra nga Çairi vjen nga rradhët e Vllaznisë së Shkodrës, aty ku nuk gjeti veten, ndërsa me emërimin e Qatip Osmanit, i njëjti vendosi të largohet.

Dodev është një anësor i shpejtë dhe i aftë, i cili mund të luajë në të dy krahët e fushës. Me ardhjen e Dodevit, FC Shkupi do të ketë një përforcim të rëndësishëm në sulm, i cili do të rrisë shanset për të arritur objektivin e skuadrës nga Çairi.

Dodev, i cili gjatë karrierës së tij ka luajtur gjithashtu edhe me Bregallnicën, Sileksin, Tikveshin dhe Metalurgun, me FC Shkupin ka nënshkruar kontratë deri në vitin 2026. (infOSport.mk)

Leave a Reply