ZYRTARE, Amir Jashar ndahet me Gostivarin

Amir Jashar edhe zyrtarisht është ndarë me Gostivarin, pavarësisht se i njëjti ishte një ndër më të merituarit edicionin e kaluar që kjo skuadër u ngjit në Ligën e Parë.

Me Amir Jashar në portë, Gostivari rezultoi të jetë skuadra me më pak gola të pranuar edicionin 2022/23 në Ligën e Dytë, ndërsa i njëjti në pjesën pranverore në ndeshjet në shtëpi, nuk kishte pranuar asnjë gol.

Mirëpo pavarësisht këtyre statistikave, drejtuesit e Gostivarit vendosën për të ndarë rrugët me gardianin shkupjan, i cili me skuadrën nga Pollogu numëron rreth 65 ndeshje, 12 prej të cilëve këtë edicion në Ligën e Parë.

Ndërkohë siç mëson ekskluzivisht “infOSport.mk”, për shërbimet e portierit 32-vjeçar interes menjëherë ka shfaqur një skuadër e Ligës së Parë në vend, ndërsa gjithashtu ai është edhe në radarin e dy skuadrave nga Superliga e Kosovës. (infOSport.mk)

Leave a Reply