Qatip Osmani plas “bombën” e merkatos: Po, jemi në bisedime me Shkodran Mustafin

Vllaznia nesër si mysafir do të përballet me Erzenin në ndeshjen e vlefshme të javës së 20-të në Superligën shqiptare.

Si zakonisht, opinionin e tij për këtë takim e dha edhe trajneri Qatip Osmani, i cili gjithashtu foli edhe për merkaton, teksa plasi “bombën”, duke pohuar se Vllaznia është në bisedime me kampionin e Botës, futbollistin me origjinë nga Gostivari, Shkodran Mustafi.

“Bisedat janë, edhe unë kam biseduar me të atin e tij. Të presim këto ditë se çfarë do ndodhë” – u shpreh Osmani.

Afrimi eventual i Shkodran Mustafit te Vllaznia, do të ishte një vlerë e shtuar për gjithë Superligën shqiptare, bazuar në CV e futbollistit shqiptarë, i cili në vitin 2014-të kishte dalë kampion Bote me Gjermaninë, me të cilën gjithashtu në vitin 2017 kishte fituar Kupën e Konferderatave, ndërsa me ekipin U17, ai ishte shpallur Kampion Europe.

Trofetë nuk i kanë munguar edhe në nivel klubesh, edhe atë duke i fituar në një nga ligat më të fuqishme, Angli, edhe atë me Arsenalin, kur dy herë kishte arritur të fitojë Kupën FA, ndërsa gjithashtu kishte fituar edhe SuperKupën e Anglisë.

Ndryshe, gjatë karrierës së tij të bujshme, Mustafi përveç me Arsenalin, kishte luajtur gjithashtu edhe me Evertonin, Sampdorian, Valencian dhe Shalke 04. (infOSport.mk)

Leave a Reply