Kristian Shpendi deçiziv në fitoren e Çezenës ndaj Fermana

Kristian Shpendi vazhdon të shkëlqejë në futbollin italian. Sulmuesi i shpresave të Kombëtares shqiptare doli të jetë protagonisti kryesor në fitoren 1:0 të Çezenës kundër ekipit të Fermana në Serinë C italiane.

Golin e Kristian Shpendit mund ta shihni KËTU.

Ishte ky goli i 14-të sezonal për Shpendin, i cili është lider në listën e golashënuesve në Serie C – Grupi B, aty ku Çezena e tij udhëheq tabelën e klasifikimit me 59 pikë, 9 më shumë se skuadra e vendit të dytë, Torres.

Ishte kjo fitorja e 18-të sezonale për Çezenën, skuadër kjo në 24 xhirot e deritanishme ka registruar vetëm një disfatë. (infOSport.mk)

Leave a Reply