Maqedonia deri18 vjeç, pjesëmarrëse në turneun ndërkombëtar “Antalya Cup 2024″

Përfaqësuesja e Maqedonisë deri në moshën 18-vjeç, në periudhën prej 18, deri më 27 mars, do të marrë pjesë në turneun e fuqishëm ndërkombëtar “Antalya Cup 2024”, i cili do të mbahet në Antalia të Turqisë.

Në turneun e fortë ndërkombëtar, përveç përfaqësueses tonë, do të marrin pjesë edhe përfaqësueset e të rinjëve të Moldavisë, Estonisë dhe nikoqirëve të Turqisë. Të përzgjedhurit e seleksionuesit Vujadin Stanojkoviç në kuadër të këtij turneu shumë të fortë, do të zhvillojnë tre ndeshje, përmes të cilave do të testohet forma jonë.

Të gjitha ndeshjet do të luhen në qendrën stërvitore në kuadër të hotel “Bellis Deluxe”.

Ndeshjen e parë do ta luajmë kundër Moldavisë më 20 mars me fillim nga ora 16:00.

Në ndeshjen e dytë takohemi me kombëtaren e Estonisë, më 23 mars në orën 18.00.

Tre ditë më vonë po në të njëjtën orë (18:00h), është caktuar ndeshja e tretë kundër nikoqirëve të Turqisë.

Trajneri Vujadin Stanojkoviç për sfidat e rradhës vendosi të ftoj këta futbollistë:

PORTIERË:
Sllave Vrgov – AP Brera
Amar Haxhibuliç – Rabotniçki
Spasko Ahtarov – Bellasica

MBROJTËS:
Numan Ajetoviq – Novaci
Gabriel Krstevski – Pelisteri
Bojan Ivçeski – Pobeda
Andrej Ljubevski – Rabotniçki
Adrian Neziri – Arminia Bilefilld (Gjermani)

MESFUSHORË:
Nikolla Manojllov – Rabotniçki
Matej Gashtarov – Crvena Zvezda (Serbi)
David Ristovski – AP Brera
Milot Sinani, Arau – Zvicër
Maksimilijan Dimitrijevski – Borusia Menhengladbah (Gjermani)

SULMUES:
Vebi Islami – Shkëndija
David Mateski – Sileksi
Kristijan Gjogjievski – Makedonija Gj.P
Jovan Postolov – AP Brera
Stefan Mlladenovski – Crvena Zvezda (Serbi)
Andrej Siljanoski – Pelisteri
Tarik Demishkoski – Makedonija Gj.P
Davor Lefkovski – Vardari
Altin Aliji – Makedonija Gj.P

Në listë nuk janë Anes Meliqi, Andrej Velkov dhe Muhammed Elmas. Që të tre janë thirrur te përfaqësuesja e Maqedonisë deri në 19 vjeç, e cila do të jetë nikoqire e mini turneut në kuadër të raundit Elitar eliminatorë për kualifikim në Kampionatin Europian.

Leave a Reply