SuperKupa e Turqisë, Galatasaraj-Fenerbahçe, si asnjëherë më parë zgjati vetëm dy minuta (VIDEO)

Galatasaraji si asnjëherë më parë, me shumë lehtësi fitoi SuperKupën e Turqisë. Gol që në minutën e parë përballë ekipit të të rinjëve të Fenerbahçes, drejtuesit e së cilës skuadër kishin vendosur të zbresin në fushë, në shenjë proteste ndaj Federatës Turke të Futbollit.

Menjëherë pas këtij goli, futbollistët me fanella të Fenerbahçes lëshuan terrenin, ndërsa e gjithë kjo u përcoll me fërshëllima nga tifozët e pakënaqur në stadiumin në Shanliurfa, vend ky që u godit nga termeti vitin e kaluar.

“Me këtë gjest Fenerbahçe ka bërë një vepër shumë të keqe” tha komentatori i ndeshjes, “pasi që ndeshja e finales së Superkupës po luhet në Shanliurfa, vend ky që u godit nga termeti dhe shumë njerëz të mbledhur në stadium pas gjithë atyre vuajtjeve mezi kanë pritur të shohin një ndeshje të një niveli të tillë për të harruar sadopak vuajtjet nga fatkeqësia natyrore.”

Fenerbahçe, në polemika të hapura me Federatën Turke të Futbollit, fillimisht kishte kërcënuar se do të tërhiqej nga të gjitha garat, përfshirë edhe kampionatin, e më pas zyrtarizoi se do të dërgonte ekipin U-19 në fushë për ndeshjen e Superkupës, me idenë e qartë se ndeshja nuk do të zgjaste 90 minuta.

Kujtojmë, Superkupa e Turqisë ishte shtyrë një herë pasi ishte planifikuar për 30 dhjetor në Rijad të Arabisë Saudite.

Në javët e fundit Fenerbahçe kishte kërkuar që të shtyhet afati dhe Federata Turke e Futbollit të vendosë një arbitr ndërkombëtar.

Pasi një gjë e tillë nuk ishte marrë në konsideratë nga Federata e Futbollit turk, ndodhi ajo që ndodhi, me Galatasarajin që realisht në mënyrën më të lehtë të mundshme ka shtuar edhe një trofe tjetër në vitrinat e saj. (infOSport.mk)

Leave a Reply