FFM hap proces disiplinor kundër Shkëndijës

Komisioni i Disiplinës pranë FFM-së, pasi ka marrë të gjitha raportet e zyrtarëve të ndeshjes kampionale Shkëndija – Shkupi (0:0), në mbledhjen e saj të fundit ka nisur një procedurë kundër Shkëndijës të Tetovës.

Ky proces disiplinor kundër “kuqezinjve”, është iniciuar nga ana e Komisionit të Garave të FFM, për manifestim të sjelljeve josportive ( hedhje të mjeteve në fushë) të spektatorëve në ndeshjen me Shkupin e vlefshme për javën e 21-të.

Ky komision ka kërkuar deklaratë shtesë nga zyrtarët e kësaj përballje si dhe nga përfaqësuesit e të dyja skuadrave.

Leave a Reply