Fyerjet e “Komitëve”, disiplina ende pa vendim

Komisioni i Disiplinës së FFM-së edhe në mbledhjen e saj të fundit nuk ka marrë vendim lidhur me procedurën e nisur kundër skuadrës së Vardarit për ndodhitë gjatë ndeshjes me Shkëndijën e Tetovës.

Mungesa e raporteve dhe deklaratave plotësuese nga zyrtarët e kësaj ndeshje kanë ndikuar që vendimi mos të merret edhe në këtë mbledhje të dytë.

Sikurse edhe në incidentin e ndodhur në prill të vitit të kaluar ka ngecur këmbimi i letrave mes FFM-së dhe skuadrës së Vardarit.

Leave a Reply