Vardari po tregohet skuadra më aktive në merkaton e dimrit. Pozita jo e volitshme në tabelën e klasifikimit gjatë stinorit vjeshtorë, ka bërë që drejtuesit e skuadrës shkupjane të aktivizohen shumë herët në merkato, me të vetmin qëllim që të gjejnë lojtarët e duhur për në pjesën pranverore, aty ku do të tentojnë mbijetesën.
Pas mbrojtësit sllovak të FC Shkupit, Michal Pinter dhe Gjorgie Jankullov të AP Brera, Manevski bëhet përforcimi i tretë i Vardarit, skuadër kjo që pjesën e parë të sezonit 2024/25 e mbylli në pozitën e parafundit.
Manevski së fundmi ishte pjesë e Tikveshit, ndërsa një periudhë ky futbollistë ka luajtur edhe për Shkëndijën.
Ndryshe gjatë karrierës futbollistike gjithashtu kishte veshur edhe fanellën e AP Brera, Bregallnicës dhe Gostivarit.
Manevski luan si mbrojtës i krahut të majtë, teksa i njëjti në Ligën e Parë numëron plotë 114 ndeshje. (infOSport.mk)