Për shkak kushteve të rënda klimatike, punimet në stadiumin e qytetit të Tetovës janë ndërprerë dhe të njëjtat do të vazhdojnë gjatë muajit mars. Kështu pohon numri një i Tetovës, Bilall Kasami, i cili beson se brenda vitit 2025, tribuna përballë asaj kryesore do të jetë gati.
“Punët në stadiumin e qytetit vazhdojnë, por tash në këtë periudhë për shkak të kushteve klimatike nuk punohet aty. Punimet e deri tashme janë bërë në pjesën e punimeve nëntokë dhe sigurisht që ato punë janë që nuk duken. Unë besoj që nga marsi do të dalin me punime mbi tokë dhe intensiteti i punimeve do të përcillet dhe do të duket edhe më qartë se me çfarë intensiteti bëhet. Unë besoj që brenda vitit 2025 do të përfundojë tribuna që është duke u punuar që është përballë. Dinamika është që me përfundimin e njërës, të vazhdojë çdo tribunë, një nga një, që mos ndërpriten ndeshjet të cilat realizohen në stadiumin e qytetit“ – thotë Kryetari i Tetovës, Bilall Kasami.
__________________
LAJME EKSKLUZIVE NGA INFOSPORT.MK
Dëshironi të informoheni të parët me lajme ekskluzive?
Atëherë bashkohuni me grupin tonë këtu në FACEBOOK…