Skena kaotike pak para fillimit të ndeshjes, Espanjoll-Barcelona! (VIDEO)

Një çmenduri e paparë mbretëroi para stadiumit “Cornell” në Barcelonë, aty ku për momentin ndeshjen e vlefshme për javën e 36-të në La Liga po e zhvillojnë, rivalët lokal, Espanjoll dhe Barcelona.

Disa tifoz të Espanjoll kishin vandalizuar një makinë që po kalonte në ato momente pranë stadiumit, ndërsa kjo bëri që personi pas timonit ti jep më shumë shpejtësi veturës, duke shtypur shumë tifoz të skuadrës vendase.

VIDEO:  https://x.com/AlertaMundoNews/status/1923101064951189950/

Tifozët në tribuna mësuan për rastin në fjalë dhe menjëherë kërkuan ndërprerjen e ndeshjes. Pas këtij reagimi, ndeshja ndaloi, mirëpo pas konsultimeve të shkurtëra mes përfaqësuesve të klubeve dhe policisë, ndeshje rifilloi sërish.

Nuk dihet nëse ka ndonjë person të vdekur nga e gjithë kjo skenë e rëndë që shihet në video, mirëpo me siguri që ka të lënduar.

Leave a Reply