Ndeshja në Kumanovë midis Bashkimit dhe Struga Trim Lum ka edhe një pjesë të tretë. Pas përfundimit të ndeshjes, që u takoi mysafirëve nga Struga me shifrat 4:0, situata u tensionua pas përfundimit të ndeshjes, kur ndodhi një tollovi, e ku të përfshirë ishin edhe drejtuesit e skuadrës vendase.
Siç mëson infOSport.mk, futbollistët mysafir për rreth gjysmë ore mbetën të ngujuar brenda dhomave të xhveshjes, në pamundësi për tu larguar të lirë.
Vallë pse i gjithë ky tension midis dy skuadrave që njihen për raporte të shkëlqyera.
Ky tension a është pas kësaj disfate të thellë nga ana e skuadrës strugane, që ndaj Bashkimit këtë edicion u tregua shumë e pamëshirshme, duke e fituar në të trija ndeshjet, edhe atë me rezultatin e përgjithshëm 15:0?
Vallë a ka të bëjë edhe me faktin se po Struga Trim Lum u mund nga Tikveshi në Strugë, duke humbur ndaj një skuadre që Bashkimi e sheh si rival direkt për epilogun përfundimtarë të renditjes tabelare…
Aktualisht kur kanë mbetur edhe 5 xhiro deri në fund, a mundet që kjo disfatë të jetë fatale për Bashkimin, që mund të ndodhet në balotazh, duke pasur parasysh se javën e ardhshme do të ketë edhe një transfertë të vështirë ndaj Shkëndijës në Tetovë, skuadër kjo që në anën tjetër kaloi shumë lehtë në Kavadar përballë Tikveshit xhiron e fundit.
Vallë a mund të jetë Bashkimi KURBAN i skenarit të “Kavadarit”, me Shkëndijën që të dalë kampion, Struga Trim Lum të siguroj pozitën e tretë dhe Tikveshi të mbijetoj, ndërsa në anën tjetër “zigjelbërit” nga Kumanova të rrezikojnë seriozisht pozitën e tyre, kjo pasi deri në fund të kampionatit përveç transfertës në Tetovë kundër Shkëndijës, do të ketë një ndeshje tjetër shumë të vështirë në kuadër të javës së 30-të kundër Vardarit në Kumanovë, që më pas të luaj në transfertat e vështira në Gostivar kundër Arsimit dhe Manastir kundër Pelisterit, ndërsa në Kumanovë në kuadër të javës së parafundit të mirëpret Makedonija Gj.P.
Vërtetë një situatë e paqartë me shumë pikëpyetje, dhe me Struga Trim Lum që me pa të drejtë akuzohet se tregon forcën ndaj skuadrave shqiptare, ndërsa krejt ndryshe tregon fytryrën e saj përballë skuadrave maqedone….?
