Golin e Sebastian Spahiut kundër Shkëndijës së Haraçinës e kanë komentuar edhe mediat maqedonase. Një ndër ta është edhe MakSport, që golin e parë të “kuqezinjëve” nga Tetova e përshkruan si “LAKRDIA”…
Ata shkojnë edhe më larg, duke hedhur dyshime nga reagimi i një lojtari të Shkendijës së Haraçinës në rrjetet sociale.
“Në vend të një mohimi ose një përpjekjeje për të mbrojtur integritetin e klubit dhe ndeshjes, reagimi i tij praktikisht konfirmoi historinë që tashmë qarkullonin në publik.” – shkruan “maksport”.
