Komisioni Dispilinor pranë FFM-së, ka nisur procedurë disiplinore ndaj FC Shkupit, për shkak të organizimit të dobët, përkatësisht hedhjes së objekteve në fushë në ndeshjen e javës së 3-të të Ligës së Dytë të Maqedonisë në futboll kundër KF Teteks 1953.
Ndeshja u zhvillua të shtunën në stadiumin e Çairit, aty ku “Shvercerat” si gjithnjë prodhuan shou në tribuna, mirëpo që në fund sërish u zhgënjyen, pasi skuadra e tyre e zemrës, FC Shkupi, u mund me shifrat 3:1 nga skuadra tetovare.
Pas 3 xhirove të para në kuadër të Ligës së Dytë, FC Shkupi ndodhet në pozitën e fundit me 0 pikë të tubuara, derisa Teteksi me 4 pikë nga dy ndeshje të zhvilluara renditet në pozitën e 6-të. (infOSport.mk)
