Ditën e sotme në Shtëpinë e futbollit, presidenti i FFM-së, Masar Omeragiç, zhvilloi një takim pune me përfaqësuesit e drejtuesve të klubeve të Ligës së Parë të Futbollit të Maqedonisë.
Në takim mori pjesë edhe komisioneri i garave, ndërsa klubet patën mundësinë të ngrinin drejtpërdrejt të gjitha çështjet, propozimet dhe temat që i konsiderojnë të rëndësishme për zhvillimin e futbollit vendor.
Presidenti i FFM-së i informoi përfaqësuesit e klubeve të Ligës së Parë se, për herë të parë pas disa dekadash, klubet e nivelit më të lartë do të kenë përfaqësuesit e tyre, delegatë në Asamblenë e FFM-së.
Në këtë mënyrë, klubet do të mund të marrin pjesë drejtpërdrejt në punën e organit më të lartë të Federatës dhe të kontribuojnë me propozimet, idetë, kritikat dhe iniciativat e tyre.
Deri tani, përmes federatave komunale të futbollit, klubet e Ligës së Parë nuk kishin ndikim të drejtpërdrejtë në punën e Asamblesë së FFM-së.
Vendimi u mirëprit nga klubet, të cilat e vlerësuan si një hap të rëndësishëm drejt përfshirjes më të madhe dhe avancimit të futbollit të klubeve.
“Unë nuk fshihem pas Federatës dhe as klubet nuk duhet të fshihen pas njoftimeve. Çdo gjë që konsiderojnë se duhet përmirësuar, të gjitha propozimet dhe idetë, mund t’i propozojnë dhe t’i dorëzojnë drejtpërdrejtë përmes organeve të Federatës. Vetëm përmes komunikimit të hapur mund të arrijmë te zgjidhjet“, – theksoi Masar Omeragiç në takim.

