FFM pas dënimit të Tikveshit: Nuk bëhet asnjë kompromis me rregullsinë e garës

Komisioni i garave pranë FFM-së në kumtesën e saj e bëri të qartë, “se në mënyrë strikte po punon në përputhje me rregulloret, propozimet, vendimet dhe aktet e tjera të FFM-së që janë në fuqi dhe se të njëjtat po i zbaton plotësisht, pavarësisht nga përkatësia partiake, fetare, etnike ose racore, dhe se merr vendime ekskluzivisht në përputhje me rregulloret e FFM-së, të cilat janë përgatitur në përputhje me aktet përkatëse të FIFA-s dhe UEFA-s.”

“Sigurisht, Komisioni i Garave i FFM-së, nëse sheh parregullsi dhe shkelje të këtyre propozimeve, merr vendime të përshtatshme, duke i mbrojtur të gjitha klubet pjesëmarrëse në garë në mënyrë të barabartë.”

“Gjatë marrjes së vendimit, Komisioni i Garave, duke mos dashur të ndikojë në rezultatet e KF Tikvesh në ndeshjet e Ligës së Parë për sezonin 2026/27 dhe evenualisht të ndikojë në plasmanin e klubit nga Kavadari në këtë garë, si dhe duke mos dashur të gjejë ndonjë të metë tek futbollistët pjesëmarrës, vendosi të mos fillojë asnjë akuzë shtesë disiplinore dhe të ngjashme, me qëllim mbrojtjen e rregullsisë dhe integritetit të garës, si dhe të vetë aktorëve në fushë, futbollistëve.”

FFM edhe njëherë tjetër thekson se kriteri i vetëm në marrjen e vendimeve janë propozimet dhe rregulloret e garës, të cilat vlejnë njësoj për të gjitha klubet, pa dallim.

“Përgjegjësia për situatën e krijuar, i takon vetëm KF Tikveshit, pra personave të emëruar nga klubi si administratorë të Comet, paaftësia dhe lëshimet e të cilëve çuan në një rezultat të tillë.

As presioni, as konferencat për shtyp, as tekstet e porositura të mbushura me spekulime dhe të pavërteta nuk do të na lëkundin. Përkundrazi. Në këtë dhe në çdo rast të mundshëm në të ardhmen të shkeljes së propozimeve dhe rregulloreve, FFM do të veprojë ekskluzivisht në përputhje me rregulloret. Përpjekje të tilla për presion janë një arsye shtesë për të këmbëngulur vazhdimisht në zbatimin e tyre.

Ju kujtojmë se ky nuk është një rast i izoluar. KF Tikvesh, pra individë të caktuar nga administrata e klubit, janë lidhur gjithashtu drejtpërdrejt në të kaluarën e afërt me raste të falsifikimit në dokumentacionin e kategorive të të rinjve, si dhe parregullsi në të dhënat e futura në sistemin zyrtar të garave të FFM-së.

Në rastin e futbollistit Okere Ebube Wisdom, një dokument i ri mjekësor u fut në sistem më 29.10.2026.”“Megjithatë, ai nuk është i vetmi futbollist në klub për të cilin ekzistojnë dyshime të tilla. Futbollisti Andrej Velkov gjithashtu ka një dokument mjekësor në të njëjtën formë si ai i Okere-s, pa vulë nga një institucion mjekësor (bosh).

Kjo ngre gjithashtu një pyetje shumë më serioze: çfarë ndodh nëse, Zoti na ruajt, vjen deri te ndonje problem shendetësor të ndonjë prej futbollistëve gjatë një ndeshje futbolli, ndërkohë dokumentacioni mjekësor nuk i plotëson kushtet e nevojshme? Përgjegjësia në situata të tilla nuk është formalitet, por çështje e sigurisë dhe shëndetit të vetë lojtarëve.

Propozimet përcaktojnë që certifikata mjekësore duhet të bashkëngjitet që para fillimit të kampionatit.

FFM nuk do të bëjë kompromis me rregullsinë, nuk do t’i nënshtrohet presionit dhe nuk do të lejojë që papërgjegjësia e dikujt të jetë e dëmshme për klubet që respektojnë rregullat.” – thonë nga FFM.

Leave a Reply