Shkëndija freskohet me ujin “MaYa”

Kompania për prodhimin e ujit “MaYa” dhe kampionët e Maqedonisë në futboll, KF Shkëndija sot kanë zyrtarizuar marrëveshjen e bashkëpunimit për sezonin e ardhshëm.

Ky bashkëpunim parasheh që “kuqezinjtë të sponsorizohen me ujë nga kjo kompani, e cila bëhet partner i klubit tetovar në këtë fushëveprim.

Kjo nënkupton se prej sot KF Shkëndija do të shfrytëzojë vetëm ujë “MaYa”, ndërsa e njejta do të jetë e pranishme në çdo seancë stërvitore të klubit, konferencat për shtyp si dhe aktivitetet tjera zyrtare.

Leave a Reply