FFM zbardhi orarin e ndeshjeve për rrethin e tretë në LDFM

Federata e Futbollit të Maqedonisë ka publikuar orarin zyrtarë të ndeshjeve për rrethin e tretë në garat e Ligës ë Dytë Futbollistike të Maqedonisë, njofton “infOSport.mk”.

Pa asnjë ndërprerje, duke filluar që javën tjetër, Liga e Dytë vazhdon me ndeshjet e javës  së 19-të, që në program është të shtunën që vjen.

Skuadra e vetme shqiptare që garon këtë vit në këtë ligë, Vëllazërimi i Kërçovës, sërish edhe javën tjetër (java 19-të) do të luaj në stadiumin në lagjen “Hekurana”, kësaj rradhe për tu përballur me Skopjen.

Rikujtojmë dje skuadra e drejtuar nga Xhengiz Rexhepi mundi Metalurgun, me të cilën skuadër do të përballet në ndeshjen e javës së 21-të, ndërsa paraprakisht në kuadër të javës së 20-të, Vëllazërimi në Kërçovë do të mirëpret skuadrën kryesuese të Akademija Pandev, shkruan “infOSport.mk”.

Në vazhdim mund të shihni orarin e plotë të ndeshjeve që skuadra e Vëllazërimit do ti zhvillojë në kuadër të rrethit të tretë.

 

Ndeshjet e Vëllazërimit në kuadër të rrethit të tretë të garave në LDFM

 

Skopje – Vëllazërimi
Vëllazërimi – Akademija Pandev
Metalurgu – Vëllazërimi
Vvardar Negotina – Vëllazërimi
Vëllazërimi – Ttikveshi
Teteksi – Vëllazërimi
Vëllazërimi – Horizont Turnova
EuroMilku – Vëllazërimi
Vëllazërimi – Novaci

Leave a Reply