Çfarë po ndodh me mbrojtjen e Shkëndijës, 8 gola në 3 ndeshje!

Shkëndija rrethin e dytë të garave në elitën e futbollit vendor nuk e ka nisur mbarë. “Kuqezinjtë” në tre ndeshjet e kësaj faze kanë shënuar një fitore dhe dy disfata, njofton “infOSport.mk”.

Ata e nisën me disfatë kundër Vardarit (2:4), për të mundur FC Shkupin (4:1), ndërkohë sot pësuan disfatë 3:2 në Strumicë përballë Akademia Pandev.

Rikujtojmë Shkëndija kishte shkëlqyer në raundin e parë të garave, ku në 9 ndeshje kishte regjistruar 8 fitore dhe një barazim, me një gol averazh fantastik prej 28 golave të shënuar dhe 8 të pranuar.

Pra plotë 9 ndeshje dhe vetëm 8 gola të pranuar, ndërsa në vetëm 3 ndeshje skuadra e Qatip Osmanit ka pranuar po aq gola.

Vërtetë të dhëna këto të frikshme dhe shumë negative për një skuadër si Shkëndija që këtë vit shpreson të rikthejë titullin në Tetovë.

Megjithatë për të arritur një gjë të tillë Qato duhet ndryshuar urgjentisht diçka në skuadër, pasi dy disfata në tre ndeshje janë tepër  për një skuadër që dëshiron ti merr primatin Vardarit, që gjithashtu ndodhet në një krizë të rezultateve.

Leave a Reply