Grezda shënon edhe në Kupën e Kroacisë (VIDEO)

Eros Grezda po vazhdon momentet e tij magjike në Kroaci. Mesfushori i kombëtares shqiptare të futbollit po gjen me rregullsi rrjetën dhe pas dy golave në kampionat, ka shënuar një të tillë edhe sot në kuadër  të 1/8 së finales së Kupës së Kroacisë e Kroacisë.

Osijeku shënoi fitore 0:4 në transfertën ndaj Zadarit, ndërsa Grezda realizoi golin e dytë në minutën e 49-të. Fillimisht kishte qenë Petar Boçkaj ai i cili në minutën e 17-të kishte hapur rezultatin e këtij takimi, ndërsa deri në mbyllje të takimit në listën e golashënuesve te skuadra e e Osijekut u regjistruan edhe Lukiç dhe Xhambor.

Goli i Grezdës na përkujtoi në ato driblime të shpejta të Kristiano Ronaldos dhe gjuajtjeve të tij precize, duke konfirmuar edhe njëherë tjetër formën e mirë nëpër të cilën po kalon.

Pak minuta pas golit të shënuar, trajneri i Osijekut vendosi të largonte mes duartrokitjeve Grezdën nga fusha e lojës, për të kursyer mesfushorin  për ndeshjet e fundjavës në kampionatin kroat, kur në teren vendas do të mirëpresin Lokomotivën e Zagrebit në ndeshjen e vlefshme të javës së 14-të.

Leave a Reply