Bardhi me Levanten barazojnë pa gola me Leganes

Enis Bardhi me skuadrën e tij Levanten nuk ka shkuar më shumë se një barazim pa gola me Leganes në ndeshjen e vlefshme të xhiros së 17-të në kampionatin spanjoll, La Liga.

Një ndeshje e mirë, por që nuk prodhoi gola, me Enis Bardhin që e nisi sfidën nga stoli, ndërsa u aktivizua në minutën e 57-të, duke zëvendësuar Lukiçin. Të dyja skuadrat kishin rastet e veta, mirëpo pa konkretizim, ndërsa po të dyja e mbyllën këtë takim me nga 10-të lojtarë në fushë, pasi te Leganes me karton të kuq u ndëshkua Amrabat, ndërsa te Levante Kampanja në minutat shtesë.

Pas kësaj sfide Levante e Bardhit rentiet në pozitën e 15-të me 18 pikë të grumbulluara, ndërsa Leganes me tri pikë më shumë ndodhet në vendin e tetë.

Leave a Reply