Milevski: I kënaqur me lojën, por jo edhe me rezultatin

Seleksionuesi i përfaqësueses U21 të Maqedonisë, Bllagoja Milevski ka dalur i kënaqur nga loja e treguar e të përzgjedhurve të tij ndaj Rusisë, por jo edhe nga rezultati që pësuan disfatën në minutat shtesë.

“E përgëzoj për fitoren ekipin e Rusisë, por gjithashtu i urojë edhe futbollistët e mi që treguan karrakter në fushë, e rikthyen frymën që mungonte prej kohësh. Zhvilluan një lojë të mirë, e sidomos në pjesën e dytë. Kjo ishte ajo që e kërkoja nga ata, ky reagim në terren që tregon se kështu duhet të luhet për përfaqësuesen e vendit. Dëshiroja që të fitojmë, e dëshironim golin më shumë për atë arsye në fund dukej kaotike”, ka thënë Milevski.

Maqedoni-Rusi u mbyll me rezultat 3:4.

Leave a Reply