Beshiktashi nuk u paraqit në fushën në “Shukri Saraçollu”

Ndeshja e ndërprerë midis dy skuadrave rivale të Stambollit, Fenerbahçes dhe Beshiktashit, me shumë gjasa do të përfundojë me fitore zyrtare të Fenerbahçes, pasi futbollistët mysafir nuk ishin paraqitur fare për të zhvilluar ato minuta të mbetura nga ndeshja e ndërprerë e para dy javëve.

Ndeshja e 19 prillit e zhvilluar në “Shukru Saraçollu” ishte ndërprerë për shkak se tifozët vendas kishin goditur trajnerin e Beshiktashit, Shenoll Gunesh në kokë, ndërsa Federata e Futbollit turk kishte vendosur që e njëjta të riluhet nga minuta e 57-të, kur edhe kishte ndodhur incidenti në fjalë.

Edhe pse futbollistët e ekipit vendas kishin zbritur në fushën e blertë, një gjë e tillë nuk ndodhi edhe me futbollistët e Beshiktashit, të cilët nuk u paraqitën fare në stadium. Ata edhe më parë kishin paralajmëruar se nuk do të paraqiten në këtë ndeshje, ashtu që arbitri Mete Kalkavan i dha fund ndeshjes.

Në këtë mënyrë Fenerbahçe fiton ndeshjen me rezultatin zyrtarë 3:0, ashtu që do të luaj në finalen e madhe të Kupës së Turqisë, ku për kundërshtarë do të ketë ekipin e Akhisar, që në gjysmëfinale kishte eliminuar Galatasarajin.

Leave a Reply