Mërgim Mavraj vazhdon karrierën në Turqi, mirëpo jo te Fenerbahçe

Reprezentuesi shqiptarë, Mërgim Mavraj karrierën e tij do ta vazhdojë në Superligën turke. Megjithatë edhe pse emri i tij lidhej me një transferim të mundshëm te gjigandët e Fenerbahçes, Mavraj do të përfundoj te Trabzonspori, një tjetër skuadër kjo e njohur e futbollit turk, që pretendon të riktheht në garat e Europës.

Mbrojtësi shqiptarë me shumë përvojë ka pasur probleme kohët e fundit me klubin e tij, Hamburgun, dhe dëshira e tij ëstë që të ndërrojë ambient.

Trabzanspori ka afruar shumë lojtarë me emër në arenën ndërkombëtare vitet e fundit dhe goditja e radhës për këtë skuadër do të jetë Mërgim Mavraj.

Për momentin nuk janë dhënë detaje lidhur me kohëzgjatjen e kontratës që pritet të firmosë mbrojtësi kuqezi, apo për përfitimet financiare.

Leave a Reply