Topçiu do të drejtojë Genç Kalemlar edhe në Ligën e Dytë

Ish futbollisti i Gostivarit, Shkëndijës, por njëherit edhe i përfaqësueses së Maqedonisë, Birol Topçiu, do të vazhdojë të drejtojë skuadrën e Genç Kalemlar edhe në sezonin e ri, kur kjo skuadër tashmë do të bëjë gara në Ligën e Dytë Perëndim, njofton “infOSport.mk”.

Topçiu ka marrë besimin e numrit një të skuadrës, Raif Raif, i cili për portalin tonë u shpreh: “Kemi vendosur që ti besojmë sërish postin e trajnerit Bylent Topçiut, i cili vitin e kaluar drejtoi skuadrën tonë me mjaft sukses. Me atë në krye, ne arritëm të shkruajmë histori dhe të ngjitemi në ligën e dytë, ndërsa për këtë sukses pa dyshim se ka merita edhe trajneri ynë, të cilit i ofruam vazhdim të bashkëpunimit. Shpresojmë se me të në krye do të vazhdojmë rrugëtimin tonë të duhur, pasi besojmë se ai është njeriu i duhur për skuadrën tonë”.

Genç Kalemler është themeluar në vitin 2015-të, ndërsa brenda një periudhe vetëm tre vjeçare, kjo skuadër për çdo vit është ngjitur nga një rang të garave më lartë, që tregon qartë për seriozitetin e drejtuesve të kësaj skuadre, që pritet të fillojë tanimë edhe me transferimin e futbollistëve të rinj.

Lidhur me emrat e rinj, planet për sezonin e ri dhe historikun e kësaj skuadre nga Banjica e Poshtme e Gostivarit,  “infOSport.mk” zhvilloi një bisedë më të zgjeruar me numrin një të kësaj skuadre, Raif Raif, të cilën do e publikojmë ditëve në vijim.

Leave a Reply