Besart Ibraimi vazhdon me Shkëndijën edhe për 3 vitet e ardhshme!

Super-lajm, Shkëndija e Tetovës arrinë marrëveshje për të mbajtur në ekip edhe për 3 vite tjera futbollistin më të mirë të tyre, Besart Ibraimin. Bomberi kërçovar ka hedhur sot firmën mbi kontratën e re dhe të njejtën e ka publikuar vet faqja zyrtare e Shkëndijës.

Kontrata e paraprake e Ibraimit skadonte në qershorin e vitit 2019, mirëpo duke dashur t’a sigurojnë për një periudhë më të gjatë kohore drejtuesit e klubit vendosën t’i ofrojnë rinovimin. Duke vlerësuar insistimin e klubit “kuqezi” Ibraimi ka refuzuar oferta shumë të volitshme, ndërsa ka gjetur akordin për të vazhduar kontratën edhe për dy vite tjera. Kështu Shkëndija dhe Ibraimi me marrëveshjen e re firmosin bashkëpunim deri në verën e vitit 2021.

Pas një periudhe të suksesshme jashta vendit, Besart Ibraimi u bashkua me Shkëndijën verën e vitit 2015, duke u konfirmuar menjëherë si golashënues i spikatur, pasi si askush më parë fitoi tre herë resht titullin e golashënuesit më të mirë në LPFM. Në tre sezone që fiton çmimin “Golashënuesi i vitit”, Ibra kampanjën 2015/2016 e mbylli me 25 gola të shënuar, sezonin e radhës realizoi 20-të gola, ndërsa në vitin garues 2017/2018 sërish shpallet ‘Këpuca e Artë’ e kampionatit me 23 realizime. Ka shënuar rregullisht edhe në Kupën e Maqedonisë, ndërsa me 14-të gola është shënuesi më i mirë në historinë e Shkëndijës në Kupat Europiane.

Kontrata e re paralajmëron vazhdimin e historive të reja të Ibraimit me fanellën kuqezi.

Leave a Reply