Dana Uajt: Nurmagomedov mbetet kampion

Kampioni i kategorisë së lehtë në UFC, Khabib Nurmagomedov nuk do të humbas titullin e fituar, ka pohuar numri një i UFC-së, Dana Uajt. I pamposhturi në oktagon, Nurmagomedov dominoi në tërësi luftën ndaj Konor MekGregor në Las Vegas, duke e detyruar irlandezin që të dorëzojë luftën në raundin e katërt.

Në këtë mënyrë 30-vjeçari nga Dagestani arriti edhe deri te fitorja e 27-të, nga po aq lufta në karrierën e tij.

Megjithatë fitorja e tij la një dëmkë të zezë pas përfundimit të saj, pasi kampioni nuk arriti që të ruaj nervat, duke sulmuar njërin prej personave nga ekipi i kundërshtarit të tij, Dylan Denis, i cili gjatë gjithë kohës kishte ofenduar Nurmagomedovin.

Për këtë gjest Khabib mund të dënohet rëndë, ku përveç heqjes së titullit, mund të mos i jepet edhe viza amerikane.

Megjithatë edhe përkundër këtyre ndodhive, Uajt është i bindur se Numragomedov do të jetë zotërues i titullit në kategoritë e lehta, pasi të njëjtën e fitoi me shumë merita.

“Khabib u shpall kampion” – e nisi fjalimin e tij numri një i UFC-së, Dana Uajt.

“Ai do të dënohet nga Komisioni i Sportit në Nevada, ku pritet që ti ndalohet të mos luftojë prej 4-6 muaj. Ky komision për momentin i ka ngrirë edhe honorarin që duheshe të fitojë Nurmagomedov pas luftës së fituar. Mendoj se një gjë e tillë nuk është e drejtë” – vazhdoi Uajt.

“Jo shumica e njerëzve e dinë arsyen e vërtetë për atë veprim të marrë nga ana e Nurmagomedov pas përfundimit të luftës, mirëpo mendoj se ai nuk duheshe të bëjë një gjë të tillë. Ai është kampion Bote dhe e mundi Konorin në një luftë që u ndoq nga e gjithë Bota. Ai kishte një super paraqitje, e morri ripin dhe doli fitues. Ai që të ofendon nuk është i rëndësishëm” – u shpreh Dana Uajt lidhur me ndodhitë pas përfundimit të luftës.

Një revansh eventual midis MekGregor dhe Nurmagomedov?
“Nuk e di sa kohë saktë do të dënohet Khabib, andaj mendoj se është herët të flasim për ndonjë revansh apo edhe për kundërshtarët e tij të ardhshëm” – përfundoi Uajt.

Leave a Reply