Kampioni Olimpik ndan “Oskare” për gazetarët

Kampioni Olimpik Shaban Tërstena për herë të dytë ka ndarë 5 Oskare të Arta Olimpike. Këtë vit Tërstena kishte vendosur t’i vlerësoj gazetarët të cilët e kanë ndjekur rrugëtimin e tij gjatë viteve të arta kur fitojë gjithçka që ishte e mundur të fitohej. Nga legjenda e mundjes në ceremoninë solemne me çmimin Oskar i Artë Olimpik u dekoruan gazetarët si Atanas Kostovski, Zoran Mihajllov, Agim Kasapolli, Safet Ademi dhe Goran Milkovski.

Të pranishëm në këtë ceremoni ishin edhe shumë figura të njohura të sportit dhe personalitete të sferave të ndryshme. Kjo ceremoni parashihet të bëhet tradicionale duke vazhduar me ndarjen e Oskareve Olimpike edhe viteve në vijim. Kujtojmë se Shaban Tërstena është shpallur dy herë mundësi ma i mirë në Europoë dhe Botë në Lojërat Olimpike të vitit 1984 dhe 1988, ndërsa ka fituar edhe shumë medalje tjera, duke u vlerësuar edhe sportist i shekullit XX në Republikën e Maqedonisë.

Leave a Reply