Legjenda kuqezi flet për derbin Inter-Milan, si dhe për sulmuesit Higuain-Ikardi

Dejan Saviçeviç nuk e harron të shkuarën e tij në Milano. Ish-numri 10 i ‘kuqezinjve’, tani president i Federatës së Futbollit të Malit të Zi, dha në një intervistë për “Gazzetta dello Sport”, duke folur për derbin që është në prag midis Interit dhe Milanit, ndërsa gjithashtu foli edhe për dyshen sulmuese, Gonzalo Higuain të Milanit dhe Mauro Ikardi të Interit.

‘Ne do të shohim se çfarë do të ndodhë në derbi, por Milani më pëlqen se si po luan. Skuadra është në rritje. Higuain ka filluar të shënojë dhe asistojë. Disa nga ndeshjet e fundit më kanë bindur mua’.

‘Uroj që Milani të mbërrijë në derbin kundër Interit në formë të madhe. ‘Zikaltrit’ po luajnë mirë, ndërsa ndeshjet derbi janë të paparashikueshme. Si gjithmonë, çdo gjë mund të ndodhë në to. Sa i takon Interit, unë kam mbetur i befasuar prej paraqitjes së tij. Spalletti është një trajner i madh, por u ndesh me një krizë të rezultateve’.

‘Tani ‘zikaltrit’ po ecin përsëri me këmbët e tyre. Kundër SPAL ishin cinikë, kanë pasur edhe fat të mirë në atë ndeshje, sepse në dy goditje shënuan dy herë dhe fituan’.

Më i mirë Ikardi, apo Higuain?

Janë dy sulmues të ndryshëm. Unë preferoj “Pipita”, sepse shënon gola, por edhe mes pjesë aktive në lojë. Ai i ndihmon bashkëlojtarët dhe përmirëson të gjithë grupin. Ikardi është një finalizues i frikshëm, por është skuadra, ajo që duhet t’i shërbejë.

Trajneri i Milanit?

Gattuso është duke punuar mirë, por ka një çështje teknike, që buron prej rezultateve. Mbrojtja ka pësuar gola në 13 ndeshje radhazi në Seria A, në kontrast me Milanin tim, kur ishte pothuajse e pamundur për t’i shënuar. Natyrisht, atëherë ishte një futboll ndryshe me të sotmin. Pastaj, në veçanti kemi pasur një tjetër mbrojtje, mbase më të fortën në historinë e futbollit. Tasoti dhe pastaj Panuçi, Baresi, Kostakurta dhe Maldini ishin fenomenalë.

Leonardo dhe Maldini në krye të klubit? Gëzohem për këtë. Në pak kohë, Leonardo në drejtim solli një “mostër” si Gonzalo Higuain. Tani shpresoj se do të sjellë nga Brazili një Kaka’ të ri, sikurse bëri me Tiago Silva dhe Pato, në përvojën e parë të tij si menaxher i ‘kuqezinjve’. Goditje të mëdha dhe me kosto të ulët.

Çështja e titullit në Seria A? Juve do ta fitojë sërish, sepse e ka bërë rregullisht këtë edhe pa Kristiano Ronaldon. Tani, me një sulmues si ai, duke të shënuar rregullisht gola, çdo gjë do të jetë më e lehtë për bardhezinjtë. Berluskoni ka blerë Monca? Jam kurioz në lidhje me atë që ka në mendje, sidomos për lojtarët. Ata nuk duhet të kenë tatuazhe…’

Leave a Reply