Khabib është gati për revansh me Konor, por ka një kusht!

Edhe pse rrëmuja e krijuar pas eventit UFC-229 është ende e madhe dhe situata kaotike, pasi Komisioni i Sportit në Nevada do të hetojë për incidentin mes Khabib Nurmagomedov dhe Konor MekGregor, dy sportistët kanë kërkuar revanshin.

Në fakt, ishte irlandezi ai që i pari kërkoi revanshin, duke deklaruar se ‘lufta vazhdon’. Por duket se edhe dagestanezi është gati të zhvillojë një përballje të dytë në kafaz ndaj MekGregor, por ka një kusht, atë financiar.

Luke Rockhold, ish-kampion bote i peshës së lehtë dhe një nga njerëzit pranë stafit të Khabib Nurmagomedov, tha: ‘Nëse ai e do revanshin, nëse njerëzit e dëshirojnë revashin dhe janë gati të paguajnë për ta parë atë, atëherë le ta organizojmë. Por këtë herë UFC-ja duhet ta paguajë me flori Khabib. Në këtë pikë të jetës së tij, Khabib nuk ka nevojë më për famë, por ai dëshiron që të paguhet ashtu si duhet për revanshin’.

UFC duhet të mendohet mirë para se të vendosë për një revansh’, tha më tej Luke Rockhold.

Nurmagomedov ende nuk i është dhëna shuma prej 2 milionë dollarësh nga Komisioni i Sportit në Nevada pas incidentit që krijoi në fund të eventit UFC-229. Në këtë event, Nurmagomedov mbrojti titullin kampion bote të peshës së lehtë, duke mundur me “submission” irlandezin, MekGregor në raundin e katërt dhe duke korrur suksesin e 27-të në karrierën e tij nga po aq lufta.

Leave a Reply