Skuadrat “madrilene” me epërsi në ndeshjet e para (VIDEO)

Dy skuadrat madrilene Reali dhe Atletiko kanë shënuar fitore në ndeshjet e para çerekfinale të Ligës së Kampionëve Evropian, njofton “infOSport.mk”.

Reali në ndeshjen më interesante të mbrëmjes mundi Bajern Munihun në Gjermani, derisa Atletiko Madridi në “Visente Kallderon” shënoi fitore ndaj Lester Sitit.

Edhe pse Bajerni kishte rast të mirë që në këtë ndeshje të dalë së paku me një barazim, në fund skuadra e Ançelotit pësoi disfatë me rezultatin 1:2. Ishte Arturo Vidal ai i cili shënoi golin e parë në këtë përballje në minutën e 25-të, ndërsa i njëjti futbollist në minutën e fundit të pjesës së parë përmes penaltisë pati një mundësi të artë për të shënuar edhe golin e dytë, mirëpo goditja e tij nga pika e bardhë përfundoi vetëm mbi portën e Navas.

Dhe kur rastet nuk shfrytëzohen, atëherë vjen edhe dënimi. Ronaldo doli në skenë në pjesën e dytë dhe me dy golat e tij të shënuar në minutat 47-të dhe 77-të bëri që “mbretërit” të  kthehen në Spanjë me fitore shumë të madhe.

Fitores sonte iu gëzua edhe Atletiko Madridi, skuadër kjo e cila falë golit të Antuan Griezman në minutën e 28-të mundi minimalisht Lesterin.

Golat nga ndeshja, Atletiko Madrid-Lester Siti: https://www.youtube.com/watch?v=a6RcaHklEwY 

Ndeshjet e kthimit në program janë me datë 18 prill, ndërsa një ditë më vonë do të zhvillohen edhe  dy ndeshjet tjera, Barcelona – Juventus dhe Monako – Borusia Dortmund.

Leave a Reply