Barça po “zvarrit” debutimin e Nejmarit te PSZH-ja

Transferimi më i shtrenjtë në historinë e futbollit, Nejmar si duket do të debutoj javën tjetër me Parin Sen Zhermenin. Çështja e dokomuntacionit ka bërë që të vonohet aktivizimi i brazilianit me parizienët.

Mediat në Francë ia hedhin fajin Barcelonës, ku sipas tyre katalanasit po mundohen ta zvarrisin çështjen edhe për disa ditë, duke mos e dërguar dokumentacionin e transferimit në zyrat e federatës së futbollit të Francës.

Sipas rregullores, Barça ka kohë deri në 18 gusht për të dorëzuar dokumentacionin dhe ashtu siç po shkojnë gjërat, mund të ndodhë që me 20 gusht në ndeshjes ndaj Tulus, të debutojë Nejmari.

Leave a Reply