Milani-Shkëndija, biletat në “San Siro” nga 20 deri 140 euro

Ndeshja e parë e plej of-it në Liga Evropa ndërmjet Milanit dhe Shkëndijës do të zhvillohet në “San Siro”, ndërsa milanezët kanë përcaktuar edhe çmimet e biletave për këtë takim.

Çmimet e biletave për këtë takim fillojnë nga 20 euro që është më e lira deri në 140 euro që do të jetë më e shtrenjta. Në ndeshjen e parë ndaj Shkëndijës, pritet që Leonardo Bonuçi të debutoj për “rosonjerët” dhe për këtë arsye interesimi do të jetë edhe më i madh për ta ndjekur takimin.

Ndeshja e parë Milan-Shkëndija luhet me 17 gusht, ndërsa ajo e kthimit me 24 gusht në “Telekom Arena” në Shkup.

Leave a Reply