Milani në “rend të dytë”, Shkëndija përqendrohet te derbi me Vardarin (VIDEO)

Shkëndija e Tetovës për të dytin vit me radhë ka arritur në plej of-in e Liga Evropës, ku këtë sezon në këtë fazë ka përballë gjigandët italian të Milanit. Nga tabori “kuqezi’ i Tetovës, kanë njoftuar për opinionin se Shkëndija dhe stafi teknik i tyre po kërkon që gjërat të funksionojnë pa ndonjë eufori dhe të tentohet që askush të mos mendojë për kundërshtarët në Evropë, Milanin, pasi në fundjavë starton kampionati vendor.

Shkëndija në xhiron e parë të LPFM-së takohet me Vardarin në Tetovë dhe e gjithë vëmendja do të përqëndrohet në derbin vendor. “Kuqezinjët” kërkojnë start me tre pikë, ndërsa pritet që në këtë përballje futbollistët e Shkëndijës të kenë përkrahje të madhe nga tribunat në synimin e nisjes së mbarë të sezonit të ri.

Leave a Reply