Nafiu: Presim rezultat pozitiv, çdo herë i sjellim vështirësi Vardarit!

Për takimin me Vardarin, nga tabori i Renovës ka folur edhe futbollisti Valmir Nafiu. Sipas tij, Renova ka traditë të mirë ndaj Vardarit kur luan në shtëpi, ndërsa beson se edhe kësaj radhe do të jetë njejta, me “xhepçistasit” që do t’i sjellin vështirësi skuadrës nga Shkupi.

“Do të presim një rezultat pozitiv , duke marë paraqysh se Vardari ndeshjet e fundit në Tetovë i ka pasur shumë të vështira dhe sërish do të jetë edhe në ndeshjen e nesërme, ku do të shënojmë rezultat pozitiv,” ka thënë Nafiu për Alsat-m.

Takimi Renova-Vardari luhet nesër në stadiumin e qytetit të Tetovës me fillim në orën 13:00.

Leave a Reply