UEFA befason Barcelonën me kontrolle të tre futbollistëve titullarë

Barcelona informoi përmes departamentit të komunikimit se UEFA ka kaluar nëpër kontrollin anti-doping tre futbollistë të saj, edhe atë që të tre nga formacioni bazë. Bëhet fjalë për sulmuesin uruguaian Luis Suarez, mbrojtësin francez, Umtiti dhe mbrojtësin e krahut, Serxhi Roberto.

Interesant është fakti se të tre futbollistët duhej të ishin me ekipet e tyre kombëtare, por nuk kanë udhëtuar për shkak të problemeve të ndryshme fizike.

Ky kontroll i bashkohet atij të disa ditëve më parë, që e ushtroi Agjencia Spanjolle për Mbrojtjen e Shëndetit në Sport ndaj Nelson Semedo, Denis Suárez, Rafinja, Malkom, Serxhi Roberto dhe Vermalen.

Leave a Reply