Di Maria në Serie A?

Mesfushori argjentinas i PSZH-së, Anhel Di Maria verën që vjen mund të transferohet në Seria A.

Mediet italiane raportojnë se kampionët në fuqi të Juventusit  janë të interesuar për shërbimet e argjentinasit, agjenti i të cilit thuhet se veçmë ka nisur bisedimet me drejtuesit e ‘Zonjës së Vjetër’.

Edhe verën e kaluar spekulohej për një largim të mundshëm të Di Marias nga PSZH-ja, mirëpo në fund argjentinasi mbeti pjesë e kampionëve të Francës, edhe përkundër interesimit të Barcelonës.

Megjithatë tashmë duket se ky sezon është i fundit për argjentinasin tek PSZH-ja, skuadër kjo e cila me siguri se do të tentojë të nxjerrë ndonjë qindarkë nga shitja e tij.

Leave a Reply