Ikardi shpëtoi Interin, duke i marrë fitoren nga duart Barcelonës (VIDEO)

Skuadra e Interit ka barazuar 1:1 me Barcelonën në ndeshjen e xhiros së katërt në kuadër të grupit B, njofton ‘infOSport.mk’.

Të dy golat në këtë ndeshje u shënuan në pjesën e dytë, më saktësisht vetëm në 7 minutat e fundit të takimit. Ishte Malkom ai i cili kaloi në epërsi Barcelonën që në kontaktin e tij të parë me topin, ndërsa Ikardi në minutën e 87-të barazoi shifrat, duke i siguruar një pikë Interit.

Pas këtij barazimi Barcelona vazhdon të kryesojë grupin me 10 pikë, 3 më shumë se Interi i vendit të dytë, ndërsa vendi i tretë është për Totenhamin, që tashmë numëron 4 pikë. Pozita e fundit i takon PSV Ajndhovenit që ka tubuar vetëm një pikë.

Leave a Reply