Di Françesko shumë pranë shkarkimit te Roma

Rezultatet e këtij sezoni, e sidomos ai i fundit kundër Kaljarit, kur Roma nga një epërsi komode 0:2, në fund morri vetëm një pikë, kanë bërë që drejtuesit e skuadrës nga kryeqendra italiane të mendojnë seriozisht shkarkimin e trajnerit aktual, Euzebio Di Françesko.

Sipas “La Gazzetta dello Sport”, presidenti i ‘Ujkeshës romake’, Xhim Pallota është shumë i irrituar me situatën dhe po bëhet gati për veprime drastike.

Janë vetëm dy elemente që ende po e mbajnë Di Françeskon në krye të Romës. Njëri prej tyre është drejtori sportiv, Monçi, i cili ka thënë se largohet nëse Di Françesko shkarkohet, ndërsa elementi i dytë është se Pallota ka shumë pak alternativa për zëvëndësimin e tij.

Opsionet e tij janë Paulo Sosa dhe Vinçenco Montella, dy trajnerë të cilët kanë pasur periudha të shkurtëra me ish klube e tyre, duke mos bindur sipas bagazhit që kanë.

Ëndërra e Romës është Antonio Konte, mirëpo ky i fundit për shkak problmeve ligjore me Çelzin, është i paprekshëm, pasi në atë rast skuadra romake do të duhej të paguante shuma marramendëse për të marrë atë në stol.

Leave a Reply