Një Kosovë shumë dominuese, shihni të dhënat statistikore nga ndeshja kundër Bullgarisë

Përfaqësuesja e Kosovës në futboll ka debutuar me barazim 1:1 ndaj Bullgarisë, në një ndeshje të vlefshme për eliminatoret e Europianit të vitit 2020, njofton “infOSport.mk”.

“Dardanët” ishin dukshëm skuadër më e mirë se ajo bullgare, por nuk ishin me fat, pasi nuk arritën t’i shfrytëzojnë rastet, në veçanti Milot Rashica, i cili kishte plotë 4 tentativa, mirëpo që në të gjitha fitues doli portieri Mihajllov.

Përveç rasteve të shumta, djemtë e strategut zviceran, Çallandes kishin më shumë edhe posedimin e topit, kishin më shumë godotje në portë, qoftë brenda, apo jashtë kuadratit, më shumë pasime si dhe më shumë rivënie nga këndi.

UEFA në sajtin zyrtar i ka transmetuar statistikat e ndeshjes Kosovë – Bullgari, të cilat mund ti shihni përmes fotos më poshtë:

Leave a Reply