Lenjani shënon dy gola në fitoren e Sionit

Ermir Lenjani vijon të shkëlqejë në kampionatin zviceran, teksa mbrëmjen e sotme ka shënuar dy herë, duke i dhënë fitoren skuadrës së Sionit.

Në transfertën ndaj Thunit, anësori i Kombëtares Shqiptare shënoi në minutat e 21-të dhe 33-të, duke zhvlerësuar golin e Sutter për vendasit dhe duke u dhënë 3 pikët të tijve.

Lenjani luajti 77 minuta në këtë takim, ndërsa prej kohësh aktivizohet si sulmues krahu, ku ka shënuar 5 gola dhe ka asistuar 5 të tjerë për Sionin.

Leave a Reply