Hidhet shorti për ndeshjet gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë

Është hedhur shorti për ndeshjet gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë, ku edhe një herë tjetër, goglat kanë sjellë përballje interesante.

Kështu, kampionët në fuqi të Shqipërisë dhe të Kupës njëkohësisht, Skënderbeu do të përballen në gjysmëfinale me Kukësin, një duel ky që në vitet e fundit ka sjellë jo pak emocione.

Ndërkohë në gjysmëfinalen tjetër do të përballen Tirana dhe Luftëtari, dy skuadra këto që për momentin janë rivale për mbijetesë në Superligën shqiptare. Ndeshjet e para gjysmëfinale në program janë me datën 24 prill, ndërkohë që më 8 maj luhen ndeshjen e kthimit.

Finalja e madhe e Kupës së Shqipërisë do të zhvillohet me datë 2 qershor.

Leave a Reply