Piatek gati të largohet nëse Milani nuk kualifikohet në Çampions!?

Sezoni i Milanit mund të komprometohet ndjeshëm në rast se “rossonerët” nuk i’a dalin të kualifikohen në Ligën e Kampionëve.

Klubi në këtë mënyrë do të mundohej të rregullonte bilancin financiar duke ditur edhe se janë nën vëzhgim të UEFA-s.

Ai që mund të sakrifikohet është sulmuesi i afruar në janar, Kristof Piatek. Polaku e nisi aventurën te “kuqezinjtë” në mënyrë të shkëlqyer duke shënuar rregullisht, por në javët e fundit, 23-vjeçari ka humbur nuhatjen para portës kundërshtare, ndërsa mungesa e rezultateve të Milanit shihet pikërisht për fajin e tij.

Megjithatë, për sulmuesin ofertat nuk mungojnë dhe në merkaton e verës, gjithnjë nëse “kuqezinjtë” nuk ia dalin të sigurojnë Ligën e Kampionëve, atëherë mund të detyrohen ta sakrifikojnë për një shumë prej 50 milionë euro.

Piatek te Milani u transferua për shumën e 35 milionë eurove nga Xhenoa, por aventura e tij në Milano mund të zgjasë vetëm 6 muaj, i detyruar nga objektivi i dështuar i klubit për të shkuar në kompeticionin më të rëndësishëm europian.

Leave a Reply