Një brazilian për portën e FC Shkupit

Skuadra e FC Shkupit po shfrytëzon ditët e fundit të qëndrimit në kampin stërvitor në Bollu të Turqisë, aty ku para disa ditëve dëmtime paksa më serioze kishin pësuar dy futbollistët Besar Iseni dhe Besir Ramadani, si dhe portieri Enes Azizi. Pikërisht lëndimi i portierit të parë Azizi, alarmoi kryesinë e klubit nga Çairi, që shumë shpejtë gjeti një zëvendësues, duke u vendosur për brazilianin 23-vjeçar, Thulio Cler De Freitas.

“Fillimisht do atë falënderoj Zotin për mundësinë që më dha, ndjehem shumë mirë dhe i motivuar për përvojën e re që do të kemë. Jam pranuar shumë mirë nga ekipi, nga stafi i trajnerëve dhe të gjithë të tjerët. Padyshim që do të jap maksimumin për ta ndihmuar ekipin në të gjitha sfidat që na presin”, – ka thënë braziliani Thulio.

Thulio vjen te Shkupi nga skuadra Betinense, ndërsa me Shkupin ka firmosur kontratë një vjeçare.

 

Leave a Reply