30 ndeshje pa humbje, Leçester Siti nuk thyhet as nga Aston Villa (VIDEO)

Takimi i parë gjysmëfinal në kuadër të “Carabao Cup” midis Lester Sitit dhe Aston Villas është mbyllur me barazimin 1:1, ashtu që udhëtuesi për në finalen e madhe do të vendoset vetëm në fushën e Aston Villas.

Leçester Siti kishte më shumë nga loja, mirëpo në fund nuk arritën që të fitojnë. Mirëpo “dhelprat” edhe pse nuk fituan, të besuarit e Brendan Roxhers vazhdojnë të tregojnë karakter të fortë dhe tani, kanë plot 30 ndeshje pa humbje.

Ndryshe të parët që avansuan në këtë ndeshje, ishin miqtë e Aston Villës, kur francezi Guilbert në minutën e 28-të shënoi në rrjetën e Shmajhell.

Golin e barazimit Leçester Siti e gjeti në pjesën e dytë në minutën e 74-të me anë të rezervistit, Iheanaço.

Ndeshja e kthimit mes këtyre dy skuadrave do të luhet pas tri javësh, në “Villa Park”.

 

Leave a Reply