Shkodran Mustafi ndërron menaxherin, me shumë gjasa do të ndërrojë edhe skuadër!

Mbrojtësi shqiptarë me origjinë nga Gostivari i Maqedonisë së Veriut, Shkodran Mustafi, me shumë gjasa gjatë këtij muaji do të largohet nga Arsenali.

27 vjeçari te “Topçinjtë” u transferua gjatë verës së vitit 2017-të, kur për një shifër prej 35 milionë euro arriti nga rradhët e Valencias.

Edhe pse pati një nisje shumë të mirë të aventurës në Londër, ndryshimet e shumta në pankinë dhe rivaliteti i ashpër për një vend titullari, ndikuan negativisht te karriera e Shkodran Mustafit, i cili së fundmi thuhet se ka ndërruar menaxher.

Pas gjithë kësaj mediat angleze shkruajnë se Mustafi do të vazhdojë karrierën e tij në Turqi. Futbollisti gostivaras nuk u grumbullua fare nga trajneri Mikel Arteta në ndeshjen e FA Kupës kundër Lids Junajtedit të Ezgjan Alioskit, dhe ky mund të jetë edhe një paralajmërim tjetër për largimin përfundimtarë të Mustafit nga Arsenali.

Leave a Reply