Efekti Ibra, Pioli ndryshon formacion për ndeshjet e rradhës, ja si do të luajë Milani…

Zlatan Ibrahimoviç përveç që do të udhëheq sulmin e Milanit, ai do të “luaj” edhe rolin e “trajnerit” te skuadra milaneze. Karakteri e ka bërë të japë opinionin e tij edhe në raste kur skuadra ka qenë e pasur me “yje” e jo më tani që “kuqezinjtë” janë në krizë identiteti, pa lojtarë të kalibrit të lartë.

Në këtë mënyrë, gjithnjë duke iu referuar mediave në Itali, Ibra ka vendosur që në takimin e radhës në fushë pranë tij të jetë, Rafael Leao.

38-vjeçari e ka vlerësuar perfomancën e portugezit, me të cilin u aktivizua njëkohësisht në ndeshjen kundër Sampdorias.

Zlatani dëshiron që përkrah të ketë 20-vjeçarin, i cili erdhi në merkaton e verës nga skuadra franceze e Lille për shumën e 23 milionë eurove.

Jo vetëm kaq, duket se Ibrahimoviç ka vendosur edhe për ndryshim të skemës, pasi Milani nuk do të luaj më me vetëm një sulmues kryesor, por me dy. Kështu sipas asaj që raportojnë mediat italiane, pas kërkesës së Ibrahimoviç, Pioli në ndeshjen kundër Kaljarit në udhëtim në fushë do të zbres me skemën 4-3-1-2, me Çalhanoglun, që nga pas do të jetë në mbështetje të Ibras dhe Rafael Leaos.

Leave a Reply